Dinamo “ndez” merkaton, nis bisedimet me lojtarin e Tiranës të cilit i përfundon kontrata në qershor (FOTO)

Tirana

Sezoni i rregullt i Superiores ka përfunduar dhe tashmë 4 ekipet që luajnë në “Final – Four” vazhdojnë ende aktivitetin e tyre. Ndërkohë për ekipet e tjera është koha për të bërë merkato.

Kështu një nga të parët që pritet të ndryshojë ambient është Ardit Deliu. Mesfushorit kavajas i përfundon kontrata në fund të qershorit me Tiranën dhe tashmë për të kanë nisur edhe kontaktet e para nga një ekip tjetër i Superiores.

Pikërisht Dinamo kërkon të përforcojë mesfushën me lojtarin bardheblu. Madje “Nëndetësja” ka nisur punën dhe bisedimet me lojtarin për transferimin e tij te “Blutë”. Drejtuesit e Dinamos kërkojnë të përfitojnë, pasi Tirana dhe lojtari ende nuk kanë rinovuar kontratën mes tyre. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë mes palëve dhe ku do të jetë e ardhmja e Deliut.

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe