Dinamo Minsk “shëmbet” edhe në Rrogozhinë, Egnatia kualifikohet në raundin e 3-të; zbulohet kundërshtari i ardhshëm

Dinamo Minsk

Për herë të parë në histori, Egnatia arrin të kaloj një turn në Kupat e Europës. Rrogozhinasit e Edlir Tetovës, ja dolën me sukses ndaj bjellorusëve të Dinamo Minks, duke siguruar një biletë për në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, falë rezultatit të përgjithshëm 3 me 0.

Në përballjen e sotme, kampionët e Shqipërisë, triumfuan me rezultatin 1 me 0 në shtëpi falë golit të Selmanit, ndërkohë që në duelin e parë në Bjellorusi, arritën të fitonin me shifrat 0-2, duke shkruar kështu historinë.  Tashmë Tetova e të tijtë do të kenë përballë ekipin slloven Olimpija Ljubjana.

NDESHJA E PARË DINAMO MINSK-EGNATIA 0-2

Dinamo Minsk ishte një kundërshtar që frikësonte, duke qenë se kishte luajtur në fazën e grupeve sezonin e kaluar. Për fat, transferta në Hungari e jo në Bjellorusi ka qenë një avantazh që Egnatia e shfrytëzoi më së miri. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të kompeticionit u vendos nga golat e Lushkjes dhe Bakayoko.

LEXO ME SHUME:Dinamo ngec ndaj Escaldes, por kualifikohet për në turin e tretë të Conference League (video)

Related posts

Ernest Muçi merr një tjetër surprizë, gazeta “Fanatik” e çon në… Premier League

“Hyrjen në stadium ndaj Tiranës e keni falas”/ Vllaznia surprizon nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda” (video)

“Indrit Myrtja na shkatërroi”/ Trajneri i Apolonisë nuk kursehet, kërkesa e tij shkon deri në FSHF: Presidenti Duka duhet të merret me këtë problem