Dinamo mbyll bashkëpunimin me një tjetër lojtar, mesfushori ka oferta nga Superiorja dhe në Kosovë (FOTO)

Ersil Ymeri nuk do të jetë më pjesë e Dinamos. Pas dy vitesh, mesfushori dhe klubi kryeqytetas kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Nj]ë lajm i tillë bëhet i ditur nga media të ndryshme, por në fakt ende nuk është zyrtarizuar nga ana e klubit apo e lojtarit, megjithatë mund të ndodhë ditët në vijim.

Ardhjet e shumta të lojtarëve të rinj, duket se u kanë mbyllur dyert atyre që kontribuan për ngjitjen e kësaj skuadre në Superiore. Në fakt, Ersil Ymeri duket se është shndërruar në një ekspert të ngjitjes së ekipeve në Superiore sepse para dy sezonesh e bëri këtë gjë me Erzenin dhe së fundmi me Dinamon. Nga sa bëhet e ditur, në adresë të 29-vjeçarit ka disa oferta si nga skuadra të kampionatit shqiptar ashtu edhe në Kosovë.

Related posts

Ernest Muçi merr një tjetër surprizë, gazeta “Fanatik” e çon në… Premier League

“Hyrjen në stadium ndaj Tiranës e keni falas”/ Vllaznia surprizon nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda” (video)

“Indrit Myrtja na shkatërroi”/ Trajneri i Apolonisë nuk kursehet, kërkesa e tij shkon deri në FSHF: Presidenti Duka duhet të merret me këtë problem