Dinamo largohet nga kryeqyteti, zbulohet stadiumi për ndeshjen ndaj Laçit

Dinamo

Dinamo do të presë Laçin për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 33-të të Superiores. Duel mjaft i rëndësishëm për “Blutë” që do të kërkojnë fitoren për “Final – Four”.

Kjo përballje është parashikuar të luhet ditën e shtunë në orën 18:00. Tashmë është mësuar edhe stadiumi ku do të luhet kjo sfidë. “Elbasan Arena” do të presë ekipet që do të luftojnë mes tyre për 3 pikët e kësaj jave.

Për shkak të derbit të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit FSHF-ja ka vendosur që Dinamo të luajë si pritëse në “Elbasan Arena”. Në këtë stadium”Blutë” kanë zhvilluar edhe disa ndeshje të fazës së parë të kampionatit.

Related posts

Klasi mbi gjithçka! Robert Lewandowski ngushëllon lojtarët e Shqipërisë pas fitores (video)

Ëndrra shuhet në Varshavë! Shqipëria përmbyset nga Polonia, vendosin Lewandowski dhe Zielinski (video)

O sot, o kurrë! Shqipëria përballë provës më të madhe, Sylvinho surprizon me rreshtimin (FORMACIONI)