Dinamo e ka seriozisht, dy lojtarë të Bylisit dhe ish-lojtari i Partizanit drejt firmës

Dinamo

Dinamo ka “ndezur” motorët në merkato dhe pritet që shumë shpejt të zyrtarizojë afrimet e reja për këtë janar. Kryeqytetasit kanë pritur si duket të lirojnë fillimisht vendet, e më pas të afrojnë lojtarët që do të ndihmojnë për vazhdimin e kampionatit, aty ku Dinamo synon të rikthejë titullin kampion në kryeqytet, si edhe të mbrojë Kupën e Shqipërisë, trofe i fituar sezonin e fundit në finale ndaj Egnatias.

Sa i përket afrimeve të reja, mësohet se klubi blu ka firmosur Malomo Ajodeji dhe Ibrahim Mustafa të cilët do të largohet nga Bylisi për t’u prezantuar së shpejti si afrimet më të reja nga “nëndetësja”.Ndërkohë, blutë janë pranë akordit edhe me mbrojtësin e djathtë Andi Hadroj.

Dinamo ka qenë në kërkim të një mbrojtësi krahu që në fillim të merkatos, por nuk ka qenë prioritet. Me dëmtimin e Maliqit, situata ka ndryshuar dhe në kampin blu, janë gati të rikthejnë Andi Hadrojn në Superiore. Ish-mbrojtësi i Partizanit, aktivizohet me Polisan në Ukrainë dhe nuk po kalon një moment të mirë. Në shumë ndeshje, mbrojtësi ka qenë në stolin e rezervave dhe shpesh është dërguar të stërvitet edhe me skuadrën e dytë, teksa rikthimi në Superiore mund të jetë një shans i artë për të marrë minuta, si edhe për të ndihmuar skuadrën e Dinamos drejt titullit kampion.

Related posts

“Të luftojë për të sjellë ca lojtarë në ekip”/ Çfarë ndodhi? Ilir Daja nerovz pas barazimit me Teutën: Duhet të mbajë përgjegjësi pastaj edhe për gjërat e tjera

“Është kampionati më i korruptar”/ Tekniku italian “nxin” Superligën në gazetën italiane: Nga skandali me Partizanin, te Safet Giici: Ia gjeni videon në YouTube

Teuta dhe Dinamo harrojnë të bëjnë gol, në “Niko Dovana” fiton… mërzia