Dinamo ka lënë pas barazimin ndaj Lacit dhe është rikthyer te fitorja me një sukses të rëndësishëm përballë Tiranës në “Elbasan Arena”. Takimi i vlefshëm për javën e 18-të të Superiores përfundoi me fitoren e ekipit të Ilir Dajës, që mundi bardheblutë 2-0.
Golat për Dinamon u shënuan nga 29′ Qefalija, dhe Nani një minutë më pas. Një fitore e domosdoshme për kryeqytetasit, të cilët kontrolluan takimin me qetësi dhe arritën ta mbyllnin me një rezultat të merituar. Dinamo ishte superiore gjatë gjithë ndeshjes, duke ruajtur një ritëm më të lartë se Tirana dhe duke menaxhuar me sukses çdo moment të lojës.
Tirana nga ana tjetër nuk fiton prej shumë ndeshjesh, gjë që e ka komplikuar disi renditjen e bardheblu. Ndreca shënoi në pjesën e dytë, me Akileu Ndreca në minutën e 88′, por derbi shkon për Dinamon. Me këtë sukses, blutë shkojnë në vendin e parë nën shoqërinë e Vllaznisë, ndërsa telashet janë për Tiranën që renditet në vendin e 7 me 18 pikë.
LEXO MË SHUMË: Dinamo me probleme përpara Tiranës, tre mungesa të sigurta për shkak dëmtimesh; në dyshim sulmuesi…
Dinamo mund të merrte më shumë se 1 pikë në Laç, sepse rastet për gol nuk munguan. Të paktën tre prej tyre ishin flagrante, dy me Vilën që në një moment goditi shtyllën dhe në një tjetër e pengoi terreni të festonte golin, dhe një rast me Maliqin që gjuajti jashtë. Gjithsesi, barazimi në Laç është parë në sensin pozitiv dhe tashmë është arkivuar, për t’u përqendruar te derbi me Tiranën, që luhet të shtunën në “Elbasan Arena”.
1 comment
Comments are closed
Add Comment