Dinamo, fitorja ndaj Teutës lë me pasoja kryeqytetasit; dy titullarë mungojnë ndaj Kukësit

Dinamo

Dinamo fitoi ditën e djeshme përballë Teutës, ndeshjen e prapambetur të “Abssinet Superiore”. Sfida përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të dinamovitëve, me golin e shënuar nga Denisson.  Tani Mehmeti e sheh veten në vendin e katërt. Denison shënoi një gol të stilit Del Piero, duke u futur nga e majta e zonës dhe duke e dërguar topin në shtyllën e largët me Vatën të mundur. Dinamo rrëmben fitoren dhe vendin e katërt, duke kaluar në renditje Skënderbeun. Por ky triumf ka lënë pasoja.

MUNGESAT

Mesfushori Bakary Goudiaby dhe sulmuesi Baton Zabërgja nuk do të jenë nën urdhrat e trajnerit Mehmeti në transfertën e së dielës, ku Dinamo do të udhëtojë drejt Kukësit për t’u përballur me verilindorët.

Të dy këta lojtarë u ndëshkuan me karton të verdhë në “Air Albania”, duke arritur kështu në numrin e katër të tillëve. Në krahun tjetër, Dritan Mehmeti duhet t’i bëjë llogaritë pa dy lojtarë kyç si Goudiaby dhe Zabërgja. Dinamo do t’i presë ndeshjet e radhës këtë sezon në “Air Albania”. Kështu blutë do të kthehen në kryeqytet, pasi prej muajsh luanin ndeshjet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësi.

Kujtojmë se dhe ndeshja e fundit me Teutën, që u fitua 1 me 0, u luajt në stadiumin “Air Albania”. Ndeshjet e ardhshme që do priten në kryeqytet janë ndaj Erzenit, Laçit dhe Egnatias.

LEXO MË SHUMË: Denisson zhyt Teutën në fund, duartrokitjet i merr Sali me dy penallti të pritura (video)

Dinamo mposht 1-0 Teutën, falë një goli spektakolar të Denison. Keqardhja e durrsakëve është e gjitha në penalltinë e humbur dy herë nga Peposhi. (LEXO MË SHUMË DUKE KLIKUAR LINKUN)

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)