“Nëndetësja” del në sipërfaqe, Bregu lider, Dinamo dominon dhe i jep “goditje” direkte Elbasanit

Dinamo

Dinamo është rikthyer te fitorja në mënyrë bindëse, duke mposhtur 4-1 Elbasanit, në një ndeshje ku kryeqytetasit reaguan pas tre sfidave radhazi pa sukses. Takimi nisi me surprizë për vendasit, pasi që në minutën e 3-të ishte Lajthia që kaloi në avantazh Elbasanin, duke “ftohur” entuziazmin e Dinamos në start. Megjithatë, reagimi i bluve ishte i menjëhershëm dhe gradualisht ata morën kontrollin e lojës.

Baraspesha erdhi në fundin e pjesës së parë, kur në minutën 45+2’ Redon Bregu u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke rikthyer gjithçka në barazpeshë 1-1. Në pjesën e dytë, Dinamo dominoi plotësisht. Në minutën e 51-të ishte Malomo që përmbysi rezultatin, ndërsa në të 66-ën Vila thelloi avantazhin, duke e çuar shifrat në 3-1 dhe duke i dhënë qetësi skuadrës kryeqytetase.

Në fund, sërish Bregu vulosi gjithçka me golin e tij të dytë personal në minutën e 88-të, duke kompletuar një fitore të rëndësishme 4-1 për Dinamon. Me këtë sukses, Dinamo afrohet ndjeshëm me zonën “Final Four”, tashmë vetëm një pikë larg vendit të katërt që mbahet nga vetë Elbasani. Nga ana tjetër, humbja lë ekipin elbasanas në këtë pozicion, por tashmë nën presion të madh në javët e mbetura të kampionatit.

Related posts

“Penalltia? E diskutueshme…”/ Gvozdenoviç hedh dyshime pas humbjes: Ishim pafat, nga mungojnë disa lojtarë

“Ndryshoi fryma e grupit” / Ilir Daja zbulon çelësin e rikthimit të Dinamos: Pas golit të pësuar nuk u frikësuam

“Me frena në pjesën e parë”/ Strategjia që mposhti Partizanin, Martini shpjegon lëvizjet kyçe: Nuk doja…