U dëmtuan ndaj Hajduk Split, dy lojtarët e Dinamos në mëdyshje për sfidën ndaj Jagielonias

Dinamo

Dinamo është gati për sfidën e parë të turit “play off” në Conference League, ku përballë do të ketë polakët e Jagiellonias. Skuadra kryeqytetase kërkon të shkruajë historinë duke siguruar një vend në fazën e grupeve, por trajneri duhet të bëjë llogaritë edhe me disa mungesa të rëndësishme.

Loran dhe mesfushori Klevi Qefalija janë në garë me kohën për të qenë gati për trajnerin Daja, pas problemeve që pësuan në ndeshjen historike ndaj Hajdukut të Splitit në “Air Albania”.

Mesfushori brazilian i konvertuar në mbrojtës te blutë, Loran, vijon të ketë probleme me kaviljen, ndërsa Qefalija po përballet me një kontraktim muskulor. Të dy lojtarët po monitorohen nga stafi mjekësor, me shpresën se do të jenë gati për këtë përballje vendimtare.

Në rast se Lorran dhe Qefalija nuk do të arrijnë të rikuperohen në kohë, alternativat për Dinamo-n janë të qarta. Me shumë gjasë, Neziri dhe Beqja do të jenë ata që do të marrin vendet në formacionin titullar, duke sjellë freski dhe energji në repartin e mesfushës.

LEXO ME SHUME:Zabërgja prezantohet nga ish-shoku i skuadrës Mandela, Metalist 1925 mbush sulmin me lojtarë nga Superliga (VIDEO)

 

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)