Dinamo e nis mbrapsht vitin 2025, Bylis e “kap mat” në minutat e fundit (video)

Dinamo

Dinamo e nis keq vitin 2025. Ekipi dinamovit mposhtet nga Bylis me rezultatin surprizë 2-1. Përballja e vlefshme për javën e 20-të të Superiores prodhoi emocione të forta.  Ishin pikërisht këta të fundit që shënuan golin e parë me anë të Markut në minutën 19’.

Në krahun tjetër, Dinamo barazoi shifrat me Zabërgjën në të 49-tën. Ndërsa në frymën e fundit të sfidës, ishte Berko që shënoi një gol të çudtishëm, për t’i dhënë fitoren Bylisit.

Me këtë fitore, ballshiotët e drejtuar nga Nevil Dede shkojnë në kuotën e 21 pikëve në vendin e 7-të. Në krahun tjetër, Dinamo e Ilir Djës mbetet në vendin e parë me 34 pikë.

 

 

LEXO ME SHUME:Ardian Bardhi i bën dhuratën e parë në merkato Ilir Dajës, Dinamo firmos me ish-lojtarin e Tiranës (FOTO)

Ardian Bardhi i bën dhuratën e parë në merkato Ilir Dajës. Dinamo fiton garën me Ballkanin për mesfushorin Fjoart Jonuzi, i cili pak ditë më parë prishi kontratën me Tiranën.Në ditën e fundit të vitit 2024 u zyrtarizua largimi i tij nga Tirana, por vetëm 1 javë më pas Fjoart Jonuzi bëhet gati për një aventurë të re në karrierë, tashmë në radhët e Dinamos. Mësohet se mesfushori 28-vjeçar ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit dinamovit dhe do të jetë përforcimi i parë për trajnerin Ilir Daja në këtë sesion të merkatos.

Related posts

Kampionati nuk ka përfunduar për Partizanin, klubi zyrtarizon miqësoren me…

“Gati për të fituar trofeun”, Qefalija sfidon Egnatian, mesfushori flet për RTSH: Ato janë të fortë, por edhe ne kemi treguar se jemi…

“Ilir Daja ka qenë trajneri im”/ Edlir Tetova kërkon vetëm diçka nga Egnatia: Ta mbyllim ndeshjen brenda 90 minutave