Probleme me gjendjen e fushës, Dinamo kërkon largimin nga “Selman Stërmasi”

Dinamo

Dinamo do të presë të shtunën Flamurtarin për ndeshjen e javës së pestë të Superiores, ku pas fitores ndaj Tiranës në derbi, kryeqytetasve iu është rikthyer entuziazmi në skuadër. I vetmi problem, tashmë mbetet sërish stadiumi pasi me shumë gjasa, Dinamo do të detyrohet që të largohet nga “Selman Stërmasi” për ndeshjen e së shtunës, duke qenë se fusha do të mbillet. Në këtë mënyrë, për ta do të jetë e pamundur që të luajnë sërish aty, deri në një moment të dytë dhe aktualisht, po studiohen dy pista të ndryshme.

E para është “Air Albania”, megjithëse duket shumë e vështirë për faktin se të premten do të luhet derbi Partizani-Tirana dhe nuk dihet nëse fusha e “Air Albania”-s i përballon dy ndeshje apo jo, dhe nëse kjo ndodh, me shumë gjasa takimi i Dinamos do të shtyhet për ditën e diel. Mundësia e dytë, është që Dinamo të rikthehet për të luajtur në “Elbasan Arena”, aty ku për ta tashmë është bërë si shtëpi pasi në sezonet e fundit, thuajse të gjitha ndeshjet i kanë luajtur atje.

Ditët në vazhdim, pritet që Federata të njoftojë zyrtarisht Dinamon nëse do të luajë në Tiranë, apo do të detyrohet që të rikthehet në Elbasan. Me përfundimin e punimeve në “Selman Stërmasi”, skuadra e Dinamos do të rikthehet sërish të luajë aty, ku së bashku me Tiranën kanë rënë dakord që të zhvillojnë ndeshjet e këtij sezoni.

Related posts

Gaz Demi në hall, shkarkimi i Milinkovic i kushton shtrenjtë financave të Partizanit

Teuta prek Final-Four, mjafton një autogol për mposhtur Bylisin (video)

“Vora meriton respekt”, Bellaji akuzon keq gjykimin: Urdhëronin lojtarët e Egnatias, nuk është nevoja që…