“Bashkë mund të bëjmë hapin e madh”/ Lojtarët e Dinamos ftesë tifozëve për kualifikimin ndaj Hajduk: Na mbështesni

Dinamo

Dinamo do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme ditën e nesërme. Në “Air Albania”, dinamovitët do të presin Hajduk Split për të bërë mes tyre llogaritë e ndeshjes së kthimit të raundit të 3-të në Conference League.

Përballje kjo që është programuar të startojë në orën 20:45. Dueli i parë mes tyre ka përfunduar 2-1 në favor të kroatëve. Ndërkohë në “Air Albania” Ilir Daja me “djemtë” e tij d të synojnë mrekullinë për të shpresuar më pas te kualifikimi në “Play-Off”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FC Dinamo City (@fc.dinamocity)

Kur jemi vetëm 1 ditë para kësaj përballjeje delikate, lojtarët e Dinamos kanë një mesazh për tifozët. Futbollistët kërkojnë ndihmën e tyre për t ëbërë të mundur përmbysjen e madhe dhe kualifikimin.

Nëpërmjet një video në rrjetet sociale të publikuar nga Dinamo, futbollistët bëjnë thirrje tifozëve të jenë sa ë të shumtë në numër për të marrë rezultat pozitiv dhe për ta kthyer në festë.

Related posts

E BUJSHME! Ish-lojtari i Kroacisë dhe Ajax zbarkon në Shqipëri, firmos me klubin që luan për mbijetesë (EMRI)

Orges Shehi fikson formacionin anti-Bylis, dy rikthime kënaqin teknikun

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit