Dinamo City rrezikon heqjen e pikëve, nuk ka paguar ende gjyqin e humbur me…

Dinamo nuk ka realizuar shlyerjen e detyrimeve nga gjyqi i humbur me ish drejtorin sportiv Arbi Laçi. Portali Newsport shkruan se klubi dinamovit ka shkelur afatin 30-ditor të vendosur nga Komisioni i Disiplinës për likuidimin e vendimit gjyqësor nga Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve.

Tani, Dinamo pritet të futet sërish në Komisionin e Disiplinës për të marrë një penaliet me heqje pikësh dhe kjo për klubin e presidentit Ard Bardhi mund të jetë një faturë akoma më e rëndë duke parë situatën e pikëve në tabelën e klasifikimit.

Kujtojmë se Arbi Laçi punoi për pak kohë në krye të Dinamos e më pas u largua nga klubi për t’u përballur me skuadrën kryeqytetase në dyert e Gjykatës Sportiv nga ku doli i fituar.

Related posts

Alarm në Prishtinë! Heshtje dhe kaos, biletat e Kosovës përfundojnë te tifozët turq

Finalja historike e Kosovës “djeg” Rumaninë, ish-ministri nuk përmbahet: Duhet shpjegim, një shtet i vogël na dha leksione futbolli

Një humbje që bën histori, Shqipëria i jep fund dominimit brazilian në pankina (FOTO)