Dinamo City “njollos” statistikat e Di Biagios, aventura më e shkurtër në karrierë për teknikun italian

Luigi Di Biaggio nuk është më trajneri i Dinamo City-t. Tekniku italian ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme pas humbjes ndaj Teutës me rezultatin 2-3. Dinamo City mori një goditje të fortë piskologjike gjë që solli edhe largimin e trajnerit më të paguar në Superiore. Kjo në Shqipëri ishte aventura më e shkurtër për të. Karriera e tij ka qenë gjithmonë në vendin e tij, duke filluar në vitin 2011 me Italinë U-20 me 18 ndeshje në stol, 45 ndeshje ka drejtuar Italinë e 21-vjecarëve, pa harruar se ishter dhe trajner provizor vetëm për 1 muaj te përfaqësuesja e Italisë. Më pas erdhi dhe eksperienca si trajner i një klubi.

Ekipi i Spal nuk po kalonte një moment të mirë në Serie A dhe më 15 shkurt të vitit 2020, Di Biagio erdhi për të shpëtuar skuadrën nga kategoria, por nuk ia doli dot, pasi në 15 ndeshje mori vetëm një fitore, dy barazime e 12 humbje. E njëjta situatë edhe te Dinamo City, tekniku 52-vjecar e drejtoi skuadrën për vetëm 8 ndeshje.

Italiani nuk arriti dot t’i jepte një identitet të qartë skuadrës, duke arritur 2 fitore, një barazim dhe 5 humbje. Statistika që e bëjnë Di Biagion të harrojë sa më shpejt eksperiencën në tokën shqiptare.

Related posts

Tiranës nuk i ndahen problemet, sërish bllokim merkatoje për paga të pashlyera

“Prisni spektakël ndaj Flamurtarit”, mesfushori i Vorës sfidon vlonjatët: Të fitojmë e ta kthejmë në festë

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)