La gjurmë me Kombëtaren në Europianin e Gjermanisë, Dinamo bind futbollistin shqiptar të firmosë me blutë (EMRI)

Dinamo City

Dinamo City ka nisur përgatitjet për një përfaqësim sa më dinjitoz në kompeticionet europiane dhe për sezonin e ri. Skuadra po stërvitet në Ohër për vazhdimin e fazës përgatitore. Vëmendja kryesore është te merkat, ku përveç mbrojtësit Ysni Ismaili dhe sulmuesit Florenc Farruku, sipas “Supersport”, Dinamo City ka gjetur akordin me Klaus Gjasulën.Mesfushori shkatërrues do të jetë goditja e bujshme e dinamovitëve, ndërsa përgatiten për Europën.

Kontrata do të jetë e vlefshme për dy vite siç raporton “SuperSport”. 35-vjeçari do e ketë kështu eksperiencën e parë jashtë Gjermanisë. Tek Esen firmosi kontratë të vlefshme deri në vitin 2026. Dhe pse bashkëpunimi u mbyll para kohe. Gjasula vendosi rekord në Europianin e Gjermanisë. Prej atëherë është zëvendësuesi i parë në historinë e Europianit dhe Botërorit, që shënon gol dhe autogol brenda së njëjtës ndeshje.

Trajneri Ilir Daja ka pasur në dispozicion gjithë grupin e lojtarëve që mbyllën sezonin e fundit. Mungojnë aktualisht mbrojtësi Naser Aliji, i grumbulluar me Kombëtaren shqiptare, dhe sulmuesi Baton Zabërgja, i grumbulluar me Kosovën. Më datë 17 qershor do të mësohet edhe kundërshtari i Dinamo City në Conference League, pas hedhjes së shortit në Nion.

LEXO ME SHUME:🚨 E FUNDIT/ Klubi rus interesohet për Zabërgjan, Dinamo kërkon shifrën e ekzagjeruar 💰

Related posts

Erdhi me bujë nga Llapi, vetëm një sezon zgjat aventura e sulmuesit te Flamurtari (POSTIMI)

Ernest Muçi duket se e ka mbyllur me Besiktas, vijnë ofertat e para për sulmuesin e Kombëtares

Sirena arabe për lojtarin e Tiranës, klubi bardheblu i cakton 300 mijë euro vlerën e kartonit