Dinamo City hap kompleksin në Arbanë, skuadra e Di Biagios e inaguron me pesë gola në testin miqësor

Klubi i Dinamos ka hapur për herë të parë dyert e kompleksit stërvitor në Arbanë për miqtë dhe mysafiri i parë ka qenë ekipi i Valbonës, që militon në Kategorinë e Dytë. Skuadra e trajnerit Di Biagio është treguar e pamëshirshme në këtë miqësore, pasi ka fituar me shifrat 5-0.

Lajmin për hapjen e kompleksit dhe çfarë ndodhi në miqësoren me skuadrën tropojane, klubi dinamovit e ka sqaruar me një postim në faqen zyrtare në “Facebook”. Ja njoftimi i klubit:

“FC Dinamo City priti për herë të parë në shtëpinë e re, një skuadër mike! Dinamovitët zhvilluan sot në kompleksin sportiv në Arbanë një ndeshje kontrolli kundër skuadrës së Valbonës.

Tekniku Luigi Di Biagio aktivizoi të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion, ndërsa ndeshja përfundoi me rezultatin e thellë, 5-0!

Për 18 herë kampionët shënuan në këtë sfidë Allmuça, Danaj (x2) dhe Denisson. FC Dinamo City e falënderon skuadrën e Valbonës për lojën “Fair Play” dhe i uron suksese në përmbushjen e objektivave sezonalë”.

Related posts

Skuadra po e priste për ndeshjen, futbollisti shqiptari jep fund jetës, hidhet nga kati i 8-të i restorantit (Mesazhi misterioz që i dërgoi klubit)

E FUNDIT/ Shkëmbi-Tirana, vendoset e ardhmja e trajnerit

Nuk është Bashkia por impianti, edhe kundërshtari i Vllaznisë do të ndërrojë qytet për ndeshjen e Conference League