Dinamo City drejt Shkodrës për të thyer një tabu, zbulohet suksesi i fundit ndaj Vllaznisë

Vllaznia do presë në javën e 16-të të Superiores skuadrën e Dinamos. Një ndeshje që i gjen dy ekipet në forma të ndryshime sportive. Ku dinamovitët kanë filluat ngjitjen në klasifikim e ndërsa shkodranët nuk po arrijnë të gjejnë aspak stabilitet. Ku këtë e vërtetoi edhe humbja e fundit ndaj Egnatias në shifrat 3-0.

E ndaj Dinamos kërkohet me patjetër një sukses i Vllaznisë, kjo për të larguar disi situatën ku ndodhet skuadra. Dhe shifrat duket se flasin në favor të shkodranëve. Të cilët kanë dominuar ndaj bluve në vitet e fundit. Kjo pasi fitorja e fundit e Dinamos ndaj Vllaznisë është në vitin 2019. Ndeshja përfundoi 2-0 në favor të kryeqytetasve, por luhej në Kategorinë e Parë.

Në Superiore, fitorja e fundit e Dinamos ndaj Vllaznisë daton në vitin 2010. Dhe më saktësisht në stadiumin “Loro Boriçi”. Ku Dinamo fitonte në shifrat 0-4, një nga humbjet më të mëdha të shkodranëve brenda në shtëpi përgjatë historisë. Por pavarësisht shifrave, të dielën në fushë do jetë një histori tjetër.

Pasi në asnjërën prej skuadrave nuk ka lojtarë që i kanë luajtur këto duele në të shkuarën. Përjashto këtu vetëm Krymin që ka qenë prezent në fushë në humbjen e vitit 2019. Tashmë pritet që të dielën të luhet një 90 minutësh interesant mes dy prej skuadrave që kanë shkruajtur historinë e futbollit shqiptar.

Related posts

Mbylli bashkëpunimin me Flamurtarin, Valentino Murataj surprizon me skuadrën e re

“Në pushim të ndeshjes futet te arbitrat”/ Kujtim Llupa me deklaratë të fortë, shigjeton presidentin e klubit rival

“Këta futbollistë po japin shpirtin në fushë”, Nuhiu injekton besim te Tirana: Çdo ndeshje duhet ta shohim si finale