Dinamo bën “zap” Elbasanin, 5 golat e bluve largojnë tifozët nga stadiumi (video)

Dinamo kthen në stërvitore sfidën direkte për vendin e tretë ndaj Elbasanit. Kryeqytetasit shënuan fitore 0-5 falë dopietave të dyshes, Zabërgja dhe Bregu, teksa goli i dytë i sfidës u shënua nga mbrojtësi Meksi.

Në fund Hila u ndëshkua me karton të kuq për të lënë Elbasanin me 10 lojtarë dhe humbur sfidën e ardhshme ndaj Laçit. Një fitore me tepër karakter për Dinamon që ngjitet në vendin e tretë me 20 pikë, një më pak se Vllaznia dhe e distancuar me 2 pikë nga Partizani kryesues.

Ndërkaq, Elbasani humbet pas katër barazimeve radhazi, duke mbetur e 5-ta me 16 pikë.

Related posts

Elbasani “sparkatë” Tiranës, gati ti rrëmbejë objektivin e merkatos bardhebluve (FOTO)

“Kosova është e jona, tani luani futboll”, mesazhi i qartë i Mërgim Mavrajt përpara ndeshjes Shqipëri-Serbi (FOTO)

“Nuk je normal kur e bën këtë pyetje”, Stojkovic nxehet në konferencë, tregon dy lojtarët e rrezikshëm të Kombëtares