Dinamo bën lëmsh merkaton, firmos dhe pas dy ditësh ndërpret bashkëpunimin me lojtarin (FOTO)

Një ngjarje shumë e çuditshme ka ndodhur në klubin e Dinamos. Blutë kryeqytetas nënshkruan dhe prishën kontratën me mbrojtësin David Gjinollari brenda dy ditësh, në rrethana të çuditshme për mënyrën se si rrodhën ngjarjet.

Dy ditë më parë, Gjinollari firmosi me blutë dhe shihej si një nga përforcimet e kësaj skuadre për edicionin e ri. Futbollisti vinte pas një sezoni të luajtur me Teutën në Superiore dhe te Dinamo ishin të bindur se do të kishin në dispozicion një alternativë që do i ndihmonte për të arritur në “Final Four”.

Por për çudi, klubi sot nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se ka prishur marrëveshjen që kishte nënshkruar me futbollistin.

“FC Dinamo City njofton ndërprerjen e kontratës me mirëkuptim me lojtarin David Gjinollari. Në adresë të lojtarit kishte mbërritur një ofertë nga jashtë dhe klubi nuk dëshironte të bëhej pengesë për të ardhmen e tij”, shkruhej në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Related posts

Derbi shqiptaresh në Serie A, Kosovare Asllani te Milan, Inter zyrtarizon Loreta Kullashin

“Mezi po e pres ndeshjen me Tiranën”, Brdaric ndez “KLASIKEN”: Me tifozët festojmë sërish në fund të takimit

Kukësi lëviz në merkato, lojtari i Flamurtarit dhe i Dinamos drejt firmës, një nigerian për sulmin