Dinamo bën goditjen e madhe në sulm, firmos me sulmuesin i cili e mbylli sezonin me 19 gola (FOTO)

Dinamo

Peter Idoto Mandela, është afrimi i parë i Dinamos në merkaton e verës. Sulmuesi, ka arritur marrëveshjen dhe në sezonin e ardhshëm, do të luajë në Superiore. 20-vjeçari ishte një nga lojtarët më të spikatur në Kategorinë e Parë, aty ku në 13 ndeshje me fanellën e Luzit, ia doli të shënojë 19 gola në sezonin e fundit.

Paraqitjet e shkëlqyera të nigerianit, nuk kaluan pa u vënë re nga klubet e Superiores, që nisën interesimet për të. Skënderbeu ishte i pari, që tentoi firmën me Itodon, por një marrëveshje dështoi. Nuk arriti akord as Partizani, që gjithashtu e kërkoi para pak kohësh. Nga kjo përfitoi Dinamo, që nisi menjëherë ofensivën dhe mbylli gjithçka për sulmuesin.

Zyrtarizimi nga klubi mungon ende, por lojtari ka nisur stërvitjen me blutë e kryeqytetit. Itodo bëhet afrimi i parë për Dinamon në këtë merkato, ndërsa pritet të pasohet edhe nga lëvizje të tjera të rëndësishme.

Kryeqytetasit, kanë synim titullin kampion për sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye, pritet të bëjnë afrime të bujshme në merkato. Nga skuadra janë larguar edhe disa lojtarë, të cilëve iu përfundoi kontrata dhe palët vendosën të mos rinovojnë.

Related posts

E FUNDIT/ Dorëzohet federata serbe, kërkesë UEFA-s që të ndryshojë stadiumin me Shqipërinë; shkak bëhen huliganët

Bylis “pre” e lehtë për Edlir Tetovën, por statistikat ndaj Mirel Josës i ka kundër

“Të largojmë idiotët që përdorin futbollin për ideologji”, Ceferin nga Tirana mesazh Federatës serbe: Këta njerëz nuk e duan futbollin