Dinamo bën goditjen e madhe në merkato, zyrtarizon firmën me futbollistin e Kombëtares (FOTO)

Dinamo ka bërë një goditje të papritur në merkato, teksa ka zyrtarizuar marrëveshjen me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Naser Aliji, i cili ishte futbollist i lirë pasi mbylli kontratën me Voluntari në Rumani.

Prania surprizë e mbrojtësit të majtë në listën e Silvinjos në Euro 2024 duket se nuk e ka ndihmuar atë që të gjejë marrëveshjen me një klub të rëndësishëm jashtë. Ndaj tashmë futbollisti ka pranuar që të nisë këtë aventurë të re në kampionatin shqiptar të futbollit me blutë ambiciozë që po ndërtojnë një ekip me elementë me emër, duke synuar pjesëmarrjen në Europë dhe trofe.

NJOFTIMI I KLUBIT

FC Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e Kombëtares, Naser Aliji.

Ditën e sotme në prani të presidentit Adrian Bardhi dhe drejtorit Pinari, Aliji firmosi edhe kontratën që e bën pjesë të ekipit 18 herë kampion në vazhdim.

Mbrojtësi 30-vjeçar vjen tek blutë e kryeqytetit pas një karriere të suksesshme në Europë, me ekipe si Basel, Vaduz, Kaiserslautern, Virtus Entela, Honved dhe së fundmi FC Dinamo dhe Voluntari në Rumani.

Mirë se vjen Naser Aliji

Related posts

VIDEO/ Florjan Përgjoni lë pas dëmtimin e gjatë, mbrojtësi i Tiranës shfaqet në seancën stërvitore

Arratia e derbit, Tirana-Dinamo luhet 150 km larg kryeqytetit (PËRBALLJET DIREKTE)

E BUJSHME! Frederik Veseli zbarkon në Superligë, firmos për 2 vjet me klubin shqiptar