Dinamo bëhet e Durrësit, drejtuesit heqin dorë nga të luajturit në Elbasan, kontratë me “Niko Dovanën”

Dritan Mehmeti ka nevojë për të gjithë futbollistët në dispozicion për të vazhduar serinë pozitive që ka nisur sapo ka mbërritur në pankinë, madje edhe atyre që janë të skualifikuar. Kështu, tekniku ka kërkuar nga klubi t’i vendosë në dispozicion edhe mesfushorin Bakary Goudjabi, që u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Tiranës, në debutimin e teknikut.

Lojtari afrikan ka shlyer tashmë më shumë se gjysmën e dënimit, dy javë, kështu që klubi kishte të drejtën e konvertimit të dënimit të mbetur me pagesë. E thënë e bërë, sepse klubi ka paguar në FSHF 100 mijë lekë për të likuiduar dënimin e Goudjabi dhe për ta vënë atë në dispozicion të teknikut.

Drejtuesit e klubit kanë nënshklruar një kontratë me stadiumin “Niko Dovana” për ti luajtur aty ndeshjet deri në fund të sezonit, duke përfituar një zbritje të konsiderueshme nga 5 milionë lekë që pagonin për t’i zhvilluar ndeshjet në “Elbasan Arena”.

Related posts

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…