Dinamo Batumi favorit ndaj Tiranës? Orges Shehi “tregon dhëmbët” me formacion sulmues

Në “Air Albania”, Tirana pret Dinamo e Batumit, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Conference League. Bardheblutë do të luajnë për fitore pasi vetëm kështu do të kenë shanse reale të luajnë kualifikimin në transfertën e vështirë të Batumit.

Ditën e sotme e vetmja siguri e Tiranës ndodhet në pankinë aty ku Shehi do të projektojë edhe formacionin e ri, I cili do jetë kryesori për sezonin e ri.

Porta dhe mbrojtja nuk kanë shumë rebuse me Selmanin mes shtyllave dhe Dokën, Najdovskin, Hoxhallarin e Micin para tij. Ish-kapiteni ishte në dyshim për këtë sfidë por në orët e fundit stafi mjeksorë e konsideron sit ë aftë për të përballuar ngarkesën e një ndeshje të plotë.

Në mesfushë Deliu dhe Jonuzi duken si më të sigurt ndërsa balotezhi i vërtetë ësshtë mes Lushkjës dhe Hilës. Sa i përket sulmit Shehi duket se ka vendosur për treshen e formuar nga Hasani, Abazaj dhe Latifi.

Related posts

VIDEO/ Shtesa rezulton fatale për Tiranën, Flamurtari shpëton “lëkurën” në fund

Ndodh në Superiore/ Alarm përpara ndeshjes, përplasje fizike mes dy futbollistëve në stërvitje

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi