Dilte lakuriq për të mbledhur para për bamirësi, arrestohet çiklisti (FOTO)

Një çiklist nudist, i cili u arrestua pasi ngau biçikletën i zhveshur për bamirësi, ka bërë thirrje për më shumë edukim rreth nudizmit.

Stuart Gilmour, i vetquajtur “ciklisti lakuriq” në rrjetet sociale, është shprehur për “Sky News”, se është ndaluar nga policia ndërkohë që ka qënë duke ngarë biçikletën në Colwyn Bay, North Wales.

44-vjeçari tha se kishte udhëtuar me biçikletë përgjatë bregut të North Wales nga Prestatyn, ku po vizitonte një plazh nudistësh, për të mbledhur para për një shoqatë për shendetin mendor.

Glimour ka qënë duke u kthyer në momentin që është ndaluar nga policia.

“Iu thashë që jam nudist dhe se të gjithën këtë po e bëja për të bamirësi. Unë gjithashtu kam edhe të drejtën për të udhëtuar nudist. Pavarësisht se e panë çertifikatën, ata vendosën të më arrestonin. Më futën në sediljet e pasme të makinës dhe më dërguan në komisariat. Nuk po bëja asgjë ilegale“, ka thënë Glimour për Sky News.

Pasi i është bërë një kontroll nga policia, Gilmour është lënë i lirë.

Përvçese ka dashur të mbledhë sa më shumë para për bamirësi, Gilmour ka thënë se ai dëshiron gjithashtu të edukojë njerëzit rreth nudizmit.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!