Dikush i tha që s’ka bukuri! Ja si ia qëndisi përgjigjen Armina

Nëse keni menduar se personazhet e njohur në ‘ask question’ në ‘Instagram’ nxjerrin vetëm komplimente, atehërë ju themi se e keni gabim. Ja për shembull Arminës, dikush i tha qe nuk ka fare bukuri, dhe ajo jo vetëm që e publikoi, por dhe ia shkroi një përgjigje për ta lexuar të gjithë.

“Realisht nuk kam asgjë me ty, por për të patur këtë jetë që ke nuk e di nëse e meriton, nuk ke fare bukuri”, ka shkruar ndjekësi.

“Bukuria është relative! Jeta ime që është sot nuk ka ardhur prej pamjes, por ka ardhur sepse kam qenë njeri i vërtetë me njerëzit që kam dashur, ka ardhur sepse kam punuar për gjërat që kam dashur, ka ardhur sepse kam një shpirt të lirë, lexoj libra pafund, dashuroj artin, dëgjoj muzikë të mirë, di t’i bëj njerëzit të qeshin dhe të më duan! Por më e rëndësishmja nuk ruaj negativitet brenda dhe as nuk gjykoj të tjerët, as nuk i shaj. Për këtë arsye jam kjo që jam, bukuria është e fundit sepse nuk ka rëndësi, venitet”, ka shkruar Mevlani në përgjigjen e saj.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)