Bora Zemani dhe Luana Vjollca janë dy nga moderatoret më të zëshmë për momentin në tregun e televizioneve, teksa karriera i ka ndarë në dy kanale të ndryshme. Pas 15 vitesh në Top Channel, Luana Vjollca do të shfaqet këtë sezon në TV Klan, ndërsa Bora po ngjit shkallët me produksione të rëndsishme në Top.
Themi që “karriera i ndau” pasi dikur Bora dhe Luana kanë qenë shoqe të ngushta! Ndoshta nuk e mbani mend por prej vitit 2013 dy vajzat postonin foto të shumta nën shoqërinë e njëra-tjetrës.
Sakaq sot janë rivale, madje do të përballen ashpër sa i takon audiencës! Luana dhe Bora do të shfaqen të njëjtën ditë dhe në të njëjtin orar në dy ekrane të ndryshme dhe sigurisht që ‘lùfta” do të jetë e ashpër në ekran dhe rrjete sociale!