Dikur përplaseshin në fushë, Igli Tare reagon pas ndarjes nga jeta të Mihajlovic! (POSTIMI)

Një nga emrat e shumtë të botës së futbollit që kanë reaguar pas ndarjes nga jeta të Sinisa Mihajlovic ka qenë edhe Igli Tare. Drejtuesi shqiptar i Lacios është përplasur shpesh me ish-futbollistin serb në vitet kur të dy ishin në fushën e lojës.

Por pas ndarjes së parakohshme nga jeta të Mihajloviç, i cili vuante nga leuçemia, edhe Tare ka lënë pas ato përplasje që morën famë në ato vite pasi kishin lidhje me shumë me luftën në ish-Jugosllavi se sa me futbollin, duke respektuar figurën e të ndjerit. “Prehu në paqe. Njëri i madh dhe kampion i madh”, shkruante Tare në një postim në rrjetet sociale, duke i bërë homazhet e tij kësaj figure të futbollit.

Related posts

“Kupa dhe kampionati janë të arritshme”, Luan Pinari komenton shortin e Kupës: Jam i kënaqur që do të përballemi me Vllazninë

Vetëm një fitore në vitin 2026, Ilir Daja bën analizën e humbjes në derbi: Ja si do të dalim nga kjo situatë

“Ky ekip ka shpirt gare!”/ Kërnaja flet pas fitores në derbi, “kunj” Arben Milorit: S’na kanë rritur kritikat e tua!