Dielli i mesditës mundet nga temperaturat e ulëta/ Mbrëmja e 1 shkurtit pritet të rikthejë vranësirat

Deri në orët e pasdites Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, ku pritet që në zonat malore vranësirat të jenë më të dukshme.

Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime të përkohshme në zonat Veriore dhe Lindore duke krijuar mundësi për momente të pakta me shira të izoluar, por gjithashtu do të ketë dhe shfaqje të flokëve të dëborës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga -3°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Moti, e mërkurë, 1 shkurt 2023

Sipas MeteoAlb, masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë, duke bërë që të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët gjatë paradites.

Pasditja dhe mbrëmja do të shfaqin vranësira në të gjithë vendin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Temperaturat e ulëta gjatë mbrëmjes dhe mëngjesit do të sjellin ngrica në disa akse rrugore në zonat Lindore dhe Veriore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga -4°C deri në 13°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024