Tirana rindërtohet nga e para, drejt firmës me mbrojtësin që ka qenë pjesë e akademisë së Portos (EMRI)

Diar Halili

Tirana vazhdon lëvizjet në merkato, me drejtorin sportiv Omer Bunjaku i cili po rindërton thuajse nga e para ekipin në dispozicion të trajnerit Ardijan Nuhiu për pjesën e dytë të sezonit.

Bardheblutë kanë bërë shumë largime, ndërsa që në ditët e para të këtij viti kanë nisur prezantimet me radhë të lojtarëve të rinj në të gjitha repartet. Por sipas mediave në Kosovë, emri i radhës pritet të vijë pikërisht nga Superliga atje, pasi kryeqytetasit kanë piketuar mbrojtësin Diar Halili nga ekipi i Prishtinës.

Qendërmbrojtësi 22-vjeçar ka gjetur akordin me Tiranën dhe pritet të bëhet pjesë e tij në ditët në vijim. I njohur për qëndrueshmërinë në duelet ajrore dhe pasimet e sakta, Halili ka treguar se nuk është vetëm një mur në mbrojtje, por edhe një armë ofensive

Diar Halili ka eksperiencë në Superligën e Kosovës me Prishtinën, ndërsa më parë ka veshur edhe fanellën e Vjosës, Besës dhe 2 Korrikut në kampionatin kosovar, si dhe ka qenë për një vit pjesë e ekipit të Portos U19 në Portugali.

LEXO ME SHUME:Kthesë e bujshme në karrierën e Kristjan Asllanit, dy klube të Serie A duan shërbimet e mesfushorit

Related posts

Komisioni i Disiplinës me dortë të hekurt, pasoja për Partizanin dhe Tiranën, pezullime te Elbasani dhe Vllaznia

Tragjedia e Alvarez, mesfushori vendos përfundimisht të ardhmen e tij te Tirana

Kategoria e Parë luan javën e 25-të, zbuloni dy përballjet e fundjavës që do të transmetohen në RTSH