Di Biagio nuk do më blofe të tjera, trajneri i Dinamo City-t: Pres fitore ndaj Teutës, duam vazhdimësi

Pas testit ndaj Valbonës, trajneri i Dinamos, Luigi di Biagio, ka folur rreth përgatitjeve në kuadër të ndeshjes së radhës ndaj Teutës, që do të luhet më 22 tetor në stadiumin “Elbasan Arena”.

“Ishte një ndeshje që na vlejti, pasi më takon të shikoj gjithmonë lojtarët, edhe ata që luajnë pak. Ndeshjen e radhës në kampionat e luajmë ndaj Teutës dhe objektivi është që të rikthehemi te fitorja. Duhet të gjejmë bindjen që kishin disa ndeshje më parë, të luajmë futboll të mirë dhe të kemi vazhdimësi.

Kemi nevojë për një fitore në këtë momente dhe shpresojmë ta arrijmë ndaj Teutës”, ka thënë italiani pas miqësores së zhvilluar në kompleksin e klubit blu në Arbanë.

Related posts

“Do të doja ta godisja unë penalltinë”, Asllani për rastin e humbur të Manajt: Këtë e vendos trajnerit, kemi kualitet

“Kjo pikë më e ëmbël për ne se për ata”, Stojkovic i sinqertë për rezultatin: Në pjesën e dytë i kërkova t’i lodhnim me…

MËKAT! Shqipëria e përjeton barazimin si humbje, serbët dalin nga Tirana të kënaqur