Dhurata 200 mijë euro nga Messi për skuadrën kampione bote të Argjentinës, iPhone 14 me mbulesë të artë

Dhurata prej 200 mijë eurosh nga Lionel Messi për shokët e skuadrës të Argjentinës që me të fituan Botërorin në Katar. Sipas Clarin, kapiteni i Albiceleste ka vendosur t’u bëjë një dhuratë shoqëruesve të tij në udhëtimin e paharrueshëm. Një iPhone 14 me një mbulesë ari të personalizuar. Në të dallohet stema e Argjentinës e gdhendur me tre yjet e Kupës së Botës të fituar.

E shoqëron fjala World Cup Champions 2022. Gjatë mbrëmjes së dorëzimit të çmimit FIFA, Messi priti vizitën në Paris të Benjamin Lyons. Ai është pronari i “Indesign Gold”, kompania e aksesorëve luksozë.

Nga aty lindi edhe vendimi për të bërë një dhuratë për miqtë e kombëtares. Kostoja e përgjithshme e dhuratës me iPhone 14: 175,000 paund, e barabartë me rreth 200,000 euro. Messi ka ndërmend t’u dorëzojë dhurata të tjera lojtarëve, me rastin e ndeshjeve të ardhshme të Albiceleste. Argjentina do të dalë në fushë më 23 mars në Buenos Aires (stadiumi Monumental) kundër Panamasë dhe në datën 28 në Santiago del Estero kundër Curaçao.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)