Dhunuan dhe bënë për spital një 56-vjeçar/ Arrestohen 4 persona në…

Policia e Vlorës ka arrestuar 4 persona pasi akuzohen se kanë plagosur një 56-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Orikum të Vlorës, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve P. H., 58 vjeç, H. H., 43 vjeç, Q. H., 56 vjeç dhe A. H., 21 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në datën 28.10.2020, në Orikum, Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin I. H., 56 vjeç, banues në Orikum, i cili po merr mjekim në spitalin rajonal Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën