Dhunoi motrën dhe e goditi me thikë/ Parandalohet krimi në familje, ja çfarë thotë policia

Një konflikt i ashpër në familje mes vëllait dhe motrës mund të kishte përfunduar në tragjedi. Pas ndërhyrjes së Policisë u parandalua më tej konflikti, ndërsa përfundoi në pranga 32-vjeçari me inicialet V.Q., që dhunoi motrën dhe e goditi me thikë.

Njoftimi i Policisë

Policia e Kukësit parandalon një ngjarje të mundshme kriminale brenda familjes.

Vihet në pranga 32-vjeçari që dhunoi dhe goditi me mjet të mprehtë motrën e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 6, në qytetin e Kukësit, po ndodhte një konflikt i ashpër në familje midis vëllait dhe motrës, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit, duke arrestuar në flagrancë shtetasin V. Q., 32 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe e ka goditur atë me mjet të mprehtë thikë, në krah, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Burimi: Panorama.al

Related posts

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit për sot, 29 nëntor 2024

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shokët e skuadrës së Dinamos surprizojnë Luisin në spital që u plagos nga vrasja e Martin Canajt

Jepet masa e sigurisë për 14-vjeçarin që vr@u Martin Canin! Ja çfarë vendosi Gjykata