Dhunohet në banesën e saj 75-vjeçarja, dyshohet për konflikte me familjet në fshat/ Ja çfarë po heton Policia

Një ngjarje e rëndë eshtë denoncuar në Policinë e Gjirokastrës mbrëmjen e djeshme, teksa një e moshuar është dhunuar fizikisht në banesën e saj.

Korrespondentja e “Panorama.al” raporton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Palokastër, ky shtetasja me inicialet P.Q, 75-vjeç është sulmuar në banesën e saj nga një person ende i paidentifikuar.

Dyshohet se dhunuesi ka përfituar nga errësira për të hyrë në banesë, duke e rrahur të moshuarën në shtratin ku flinte.

Sipas policisë e moshuara ka mbetur me fraktura në trup dhe në fytyrë. Sipas rrëfimit të te moshuarës ajo ka konflikte me dy familje po nga i njëjti fshat të cilët i kanë vrarë bashkëshortin para 3 vitesh.

Në dëshminë e saje, 75-vjeçarja ka thënë se dyshon se ngjarja ka lidhje me konfliktet që ka pasur me dy familjet në fshat. Mësohet se e moshuara po kurohet aktualisht në Spitalin rajonal “Omer Nishani”

Një tjetër pistë hetimi sipas Policisë është dhe ajo e dhunës brenda familjes. Dyshohet se 75-vjeçarja mund të jetë rrahur edhe nga e bija, e cila është e diagnostikuar me probleme mendore.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025