Dhunimi i varrit të Fatmir Haklajt/ Vjen reagimi i parë nga Policia e Tropojës

Policia e Tropojës ka reaguar në lidhje me dhunimin e varreve të vëllezërve të familjes Haklaj. Përmes një komunikate zyrtare policia bën me dije se janë referuar materialet në prokurori në lidhje me rastin.


“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Dhunimi i varreve”, dhe po vijojnë intensivisht punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, pasi:

Shtetas ende të paidentifikuar kanë dëmtuar pllakat e 3 varreve në varrezat publike të qytetit të Tropojës”, njofton policia.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…