Dhuna e Tiranës jehonë deri në Brazil, futbollisti i Bylisit rrëfen tmerrin: Më goditën me grusht, një polic… (video)

Lorran de Oliveira Quintanilha, braziliani i Bylisit, ka parë terror me sy pas përfundimit të ndeshjes me Tiranën. Duke u drejtuar për te dhomat e zhveshjes dhe duke biseduar me patriotin Patrick, ai është goditur me grusht në fytyrë.

Lorran thotë se dhuna e Tiranës ka bërë jehonë deri në Brazil, pasi ka pasur shumë telefonata nga miq e familjarë, sidomos ditën e djeshme, sepse ishin të shqetësuar….

“Nuk e prisja dhe as nuk e mendoja se një ditë do të isha edhe vetë viktimë e dhunës në futboll! Me të vërtetë është diçka e paimagjinueshme, sepse në këndvështrimin tim, Tirana ka pasur tifozë të mirë, që krijonin atmosferë të veçantë në stadiumet shqiptare, por që të futesh në fushë në atë mënyrë dhe të dhunosh çfarë gjen përpara, kjo nuk është aspak e hijshme! Më vjen keq, më ka mbetur në mendje dhe më duket si ëndërr!”, tha Lorran fillimisht.

U tmerrova, e kam pasur nofullën e ënjtur, sepse jam goditur edhe në futboll, por kjo ishte pa mendje. U tmerrova, sepse pashë që turmat po pushtonin fushën. E kuptoj mirë gjuhën shqipe dhe pashë disa policë që më thoshin: ‘Futu, futu’, sepse për pak sekonda e kam humbur dhe qëndroja aty në vend. Kisha frikë edhe të hyja brenda. Por me sa pashë edhe brenda në dhoma kishte situatë të tensionuar.

Tashmë them shyqyr që mbaroi me aq. Në një ndeshje futbolli nuk duhet që të ndodhin kurrë episode të tilla. Unë kam luajtur në Brazil, madje e kam nisur karrierën në nivele të larta, e madje kam luajtur edhe me moshat. Por kështu, jo nuk kisha parë kurrë!”, tha Lorran i tronditur.

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)