Dhuna e policisë malazeze/ Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia publikon një tjetër video: Autoritetet shqiptare asnjë fjalë

Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia ka reaguar pas dhunës së policisë malazeze ndaj shtetasve shqiptarë, mes tyre zyrtari i Partisë së Lirisë, Petraq Milo ndërkohë që një tjetër video është publikuar në rrjetet sociale.

Spahia shkruan se dëshmohet me zë dhe figurë se fenomeni nuk është i izoluar, por një rast i përsëritur.

Ai thekson se në njërin krah kryeministri propagandon nismën e “Ballkanit të Hapur”, e në krahun tjetër ai dhe institucionet e varësisë mbyllin sy e veshë përballë shfaqjeve të tilla që nuk i shërbejnë aspak raporteve të fqinjësisë së mirë.

POSTIMI I PLOTË

Asnjë fjalë nga autoritetet shqiptare për dhunën në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në doganën e Muriqanit ndaj shtetasve shqiptarë.

E ndërsa heshtja mbetet kryefjalë e palës shqiptare dhe asaj malazeze, një tjetër video ka dalë në rrjetet sociale ku dëshmohet me zë dhe figurë se fenomeni nuk është i izoluar, por një rast i përsëritur. Dhuna mbetet një akt i papranueshëm, prandaj e dënoj me forcë këtë sjellje të individëve që mbajnë uniformën e shtetit dhe sillen në mënyrë brutale me qytetarët, kur do të duhej të dëshmohej krejt e kundërta. Shteti shqiptar nuk ka asnjë arsye të mos reagojë, e aq më pak t’i trajtojë këto incidente me indiferentizëm sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Në njërin krah kryeministri propagandon nismën e “Ballkanit të Hapur”, e në krahun tjetër ai dhe institucionet e varësisë mbyllin sy e veshë përballë shfaqjeve të tilla që nuk i shërbejnë aspak raporteve të fqinjësisë së mirë.

Related posts

Nuk dalin nga gremina monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 18 qershor 2025

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri