“Dhëmbë për dhëmbë” me Ramën/ Sali Berisha nuk tërhiqet! Ja paralajmërimi i ish-kryeministrit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se është i vendosur në betejën pa kthim kundër regjimit të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Gjatë fjalës së tij në selinë blu, ish-ktyeministri bëri të qartë se Rama kërkon të zhdukë PD-në por opozita nuk do të tërhiqet dhe do t’i qëndrojë dhëmbë për dhëmbë përballë regjimit.

Lideri i demokratëve ka paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen dhe do të vijojnë para institucioneve të drejtësisë, që sipas tij janë shëndërruar në hanxharë në duart e një diktatori.

“Sot në betejën tonë pa kthim kundër dikaturës çelëm një faqe të re. Sot ne nisëm protestën kundër institucioneve të shndërruara në armë të pushtetit.

Gjykata e Lartë ka shënuar me qëndrimet e saj një trahdti të lartë kombëtare ndaj ligjit. Kjo shënon vetëm fillimin e betejës tonë kundër kësaj partie e cila me të gjithë qëndrimet e saj e udhëhequr nga Edi Rama është përfgjegjëse për dramën e madhe të shqiptarëve.

Rama kërkon të zhdukë PD por ne do i qëndrojmë dhëmbë për dhëmbë.

Në këtë platformë protestat tona do përhapen në gjithë vendin dhe së fundi do përqëndrohen para institucioneve të krimit, para kryeministrisë.

Do përqëndrohen në çdo skaj të vendit. Ju garantoj se shumë shpejt ky fillim do shndërrohet në një ortek të fuqishëm. Sot ju vratë frikën e shqiptarëve për të protestuar para atyre organeve që janë shndërruar në xhelatë të ligjit. Organe që shndërrohen në hanxhar në duart e diktatorit”, tha Berisha para selisë blu.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024