Nëse ndiheni të rënduar dhe të plogësht, është koha të provoni këtë recetë fantastike që ju ndihmon të largoni të gjithë toksinat nga organizmi.
Kjo pije përmban disa nga përbërësit më të mirë për detoksifikim, e tillë është uthulla e mollës.
Ajo ka treguar se përmirëson metabolizmin dhe funksionin e tretjes, ndërkohë që pastron mëlçinë dhe sistemin limfatik.
Po ashtu është edhe lëngu i limonit. Ai ka një efekt alkalik në trupin tuaj dhe ndihmon në rregullimin e niveleve të pH.
Limoni mund të ndihmojë në rritjen e energjisë, të detoksifikojë trupin tuaj, t’i japë lëkurës shkëlqim dhe të forcojë imunitetin.
Ndërsa përbërësit e tjerë ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit, ndihmojnë tretjen dhe nxitjen e metabolizmit tuaj, që është një hap i dobishëm drejt humbjes së peshës.
Një përbërës opsional për këtë pije është edhe mjalti i papërpunuar. Kjo sepse mjalti është një ëmbëlsues natyral i dendur me lëndë ushqyese.
Për më tepër, receta nuk kërkon një mikser ose shtrydhëse frutash, kështu që është e thjeshtë dhe lehtësisht e arritshme.
Ju sugjerojmë ta provoni që sot këtë pije duke ndjekur hapat e më poshtëm.
Përbërësit
- 450 ml ujë të ngrohtë ose të nxehtë
- 2 lugë gjelle uthull molle
- 2 luge gjelle leng limoni
- ½ lugë çaji xhenxhefil të bluar
- ¼ lugë çaji kanellë
- 1 spec i kuq djegës, i bluar
- 1 lugë çaji mjaltë të papërpunuar
Përgatitja
Hapi i parë është ngrohja e uji dhe më pas gjithçka që duhet të bëni është të shtoni përbërësit tuaj.
Filloni duke shtuar 2 lugë gjelle uthull molle në ujin e ngrohtë.
Më pas përzieni ½ deri në 1 lugë çaji xhenxhefil të bluar, ¼ lugë çaji kanellë dhe pak spec djegës.
Dy përbërësit e fundit janë 2 lugë gjelle lëng limoni dhe 1 lugë çaji mjaltë të papërpunuar, i cili do t’i shtojë ëmbëlsi pijes tuaj.
Përziejini të gjitha së bashku dhe pija juaj është gati për t’u shijuar.
Për një detoksifikim më intensiv, ju rekomandojmë ta pini këtë pije tri herë në ditë, rreth 20 minuta para ngrënies, për dy javë.
Nëse dëshironi mund ta konsumoni këtë pije një herë në ditë para mëngjesit ose drekës.