Detaji që humbët! E patë vendin se ku qëndron Donaldi në klipin e këngës?!

Donaldi, Romeo dhe Elgiti kanë publikuar para disa orësh këngën nën titull “Picasso” dhe teksti i këngës ka tërhequr jo pak vëmendjen e publikut.

Në këngë vargjet e Donaldit janë:
“Ma tha truri për me t’puth
Ma tha truri për me t’humb
Ma tha truri për me t’lut
Ma tha truri për me vujt.”

Këto fjalë nuk do shumë mend që i dedikohen Bora Zemanit, teksa në fillim të javës deklaroi se Trixa ka qenë një gabim dhe tani do të luftojë për dashurinë e moderatores.

Ndërkohë një detaj tjetër që nuk na shpëton nga videoklipi muzikor në fjalë është se Donaldi shfaqet brenda një vendi që duket si kishë, e cila gjithashtu lidhet me takimin e parë me Borën.

Gjatë qëndrimit të tij në Big Brother Donaldi shprehej për takimin e tyre: Nuk e takova në television, e takova në kishë.

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!