DETAJE të rënda për ngjarjen në Shkodër/ Nipi në gjendje kritike në spital, zbardhet dëshmia tronditëse e dajës që e plagosi: Më ngacmonte gruan!

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku Zyhdi Shpejtimi qëlloi me thikë nipin e tij Bledar Trashani. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Shkodrës në sallën e reanimacionit. Sipas mjekëve 44-vjeçari nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.

Trashani ka marrë një plagë të rënda në bark, duke i dëmtuar disa organe dhe duke e detyruar t’i nënshtrohet një operacioni të vështirë.

Ndërsa 78-vjeçari, daja i të plagosurit, mësohet se në momentin kur ka qëlluar me thikë nipin e tij ka qenë në gjendje të dehur.  Ai u arrestua menjëherë  nga blutë  e Shkodrës. Pas arrestimit Shpejti i ka  deklaruar se ka qëlluar nipin e tij pasi ka menduar se i ka ngacmuar nusen.

Nipi e ka sqaruar se ky pretendim është absurd, por daja nuk është bindur dhe në gjendje të dehur ka marrë një thikë në shtëpinë e tij dhe ka plagosur rëndë 44-vjeçarin Trashani. Zyhdi Shpejtimi akuzohet për “vrasja e mbetur në tentativë”.

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi