Dështon peticioni kundër ambasadores Kim/ Nuk e firmosën as 7 mijë qytetarë! Ja çfarë bëjnë nismëtarët

Një peticion kundër sjelljes së ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, duket se ka dështuar duke mos arritur të kalojë as 7 mijë firma për më shumë se një javë nga momenti i publikimit.

Ndonëse peticioni u mbështet nga figura publike si ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe avokatja Adriana Kalaja, peticioni që kritikon sjelljen e Yuri Kim me pretendimin se po ndërhyn në punët e brendshme të vendit, nuk ka arritur të marë mbështetje të gjerë.

Për shkak të kësaj, mesa duket nismëtarët e peticionit kanë vendosur të bëjnë thirrje publike për ndihmë përmes ekraneve si Syri.tv. “I kemi bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ta firmosin peticionin. Kushdo që ndan të njëjtin mendim me ne, të na bashkohet”, tha nismëtari i peticionit.

Related posts

“PD-në e ngrita unë”/ Sali Berisha tregon se kur do largohet nga politika

Veshja e Ramës në ditën e votimeve, stilisti i njohur: Krijimi i tij, ngacmim për Berishën

Me korrupsion e pa standarde/ Gahler i PE-së: Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot!

1 comment

Anonymous 05/05/2022 - 11:07
Po ju që keni bërë pedicjon jeni më plerat këtij vëndi na kërkoni dhe t'a firmosim të firmosim për pasuritë tuaja plera të pa ngopur ju dënoftë zoti
Add Comment