Dëshmi e re për zhdukjen e shqiptares në Greqi, autoritetet vihen në lëvizje: “E pamë, fliste shqip”

Një dëshmi e re po ndryshon rrjedhjen e ngjarjeve dhe kërkimeve të adoshentes shqiptare Artemis Vasili, të zhdukur dy vite më parë në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se një person ka deklaruar se e ka parë vajzën shqiptare në një qendër tregtare në Suedi.

Sipas saj Artemisi shoqërohej nga dy vajza dhe një burrë dhe se e kishte dëgjuar të fliste shqip dhe anglisht. Pasi e ka identifikuar dëshmitari thotë se i është afruar dhe e ka pyetur nëse është ajo, por vajza është larguar me vrap.

Menjëherë dëshmitari ka njoftuar familjes e vajzës, të cilët janë nisur drejt Suedisë, ndërsa autoritetet greke dhe ato suedeze kanë nisur hetimet dhe kërkimet për të.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur