Dëshironi një bark të sheshtë? Ledina Çelo iu tregon një ushtrim fantastik! (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Ledina Çelo, prej kohësh është shkëputur nga muzika për t’ju përkushtuar familjes së saj teksa jeton në Gjermani. Edhe pse prej vitesh artistja nuk ka sjellë asnjë projekt muzikor, vazhdon te mbetet ende një personazh i dashur për publikun shqiptar.

Artistja ka gjetur një mënyrë për të qëndruar pranë fansave të saj. Ajo është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit foto e video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, Ledina ka vendosur që të postojë në “Instastory” një video ku tregon se ndodhet në palestër. Madje ajo ka zbuluar edhe sekretin që ajo ka një bark të sheshtë.

“Ky është një ushtrim fantastik për barkun. 3 x 20”, ka shkruar këngëtarja e njohur krahas videos në fjalë, ku shfaqet duke u stërvitur.

Kjo nuk është hera e parë që Çelo ndan rutinën e saj të të pasurit një trup kaq të bukur dhe elegant. Ajo herë pas here ka postuar imazhe teksa stërvitet apo edhe duke vrapuar.  

Related posts

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

4 Faktorët kryesor që rrisin tensionin e gjakut

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)