“Deri dje nuk e dinim se ku do të luanim”, Brdaric nervoz në konferencën për shtyp: Është çmenduri të luash në Lushnje

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, ka folur për mediat në prag të sfidës së nesërme kundër Tiranës, që do të luhet në orën 14:00 në Lushnje.

“I uroj Vllaznisë dhe tifozëve një ndeshje sa më të mirë nesër, të suksesshme, ky është objektivi ynë. Për rrethanat, ishte e çmendur, deri dje në darkë nuk e dinim ku do luanim.

Është çmenduri ta luajmë këtë ndeshje Klasike në Lushnjë, por ky është realiteti tashmë dhe duhet t’i përshtatemi. E rëndësishme është ta përgatisim si duhet dhe të kërkojmë fitoren në këtë ndeshje.

Ndeshjet kundër Tiranës janë gjithmonë të veçanta, mezi po pres të fillojë ndeshja”, ka thënë trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Tiranës.

Related posts

Alarm te Besa! Mungesat tronditin favoritët para betejës me Lushnjën

“Problemi te Partizani janë njerëzit rreth presidentit”, Haxhia zbulon prapaskenat te demat: S’na lanë të ndërtonim ekipin’

Akuza për pështyrje dhe ofendim, Dinamo mbron Dejvi Bregun (POSTIMI)