Derbi Tirana-Partizani kthehet në “telenovelë”, ndryshohet për herë të dytë axhenda (ARSYEJA)

Data kur do të luhet derbi i kryeqytetit po kthehet në një “telenovelë” me disa seri. Ditën e djeshme u njoftua se sfida mes Tiranës dhe Partizanit u spostua  me 16 maj në orën 18:30 në “Air Albania”.

Por data kur do të zhvillohet derbi i kryeqytetit ka ndryshuar sërish. Policia nuk e ka marrë dot përsipër organizimin e kësaj ndeshje, pasi luhet pas 48 orësh nga mbajtja e zgjedhjeve lokale.

Në këto kushte Tirana dhe Partizani do të sfidohen në “Air Albania” më 17 maj, ora 18:30 ashtu siç ishte parashikuar në fillim. Edhe 4 sfidat e tjera të javës së 33-të do të luhen në orën 15:00 ditën e mërkurë, ashtu siç ishin programuar.

Related posts

Dëmtimi ndaj Egnatias rezulton serioz, operacion dhe sezon i mbyllur për një nga lojtarët kyç

EKSKLUZIVE/ “Je 40 vjeç, mos bëj skena!” Përplasje e fortë mes Banos dhe kapitenit Canka, çfarë ndodhi pas ndeshjes Lushnja-Luftëtari

“100 mijë euro premio për të na mundur!”/ Presidenti i Elbasanit zbulon prapaskenën, tregon incidentet në Vlorë: Lojtarët e Flamurtarit goditën futbollistët tanë