Derbi mbyllet në “thatësirë”, Tirana vazhdon barazimet e Partizani ruan pathyeshmërinë në përballjet direkte

Deri numër 174 mes Partizanit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 6-të të “Abissnet Superiore” ka përfunduar në barazim. Supersfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, është mbyllur me rezultatin 0-0.

Një ndeshje që pritej të ishte me më shumë raste dhe emocione, por “Demat” dhe bardheblutë dukej të mos ishin në ditën e tyre më të mirë. Rastet kishte në të dyja krahët, edhe pse me “pikatore”. Megjithatë, asnjë prej ekipeve nuk shënoi dot.

Me këtë barazim Partizani shkon në vendin e 3-të me 9 pikë, ndërsa bardheblutë me 6 pikë të grumbulluara në 6 ndeshje, mbeten në vendin e 7-të në tabelën e renditjes.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)