Derbi lë me pasoja Tiranën, tre dëmtime dhe një i pezulluar për sfidën ndaj Skënderbeut

Tirana ka mbyllur kapitullin derbi dhe po mendon vetëm për Skënderbeun. Skuadra bardheblu duhet të spostohet në Korçë për sfidën e ditës së enjte që luhet në orën 17:00, por më parë duhet të zgjidhë hallet.

Si fillim Dembele, u ndëshkua me të verdhë në sfidën me të kuqtë dhe sipas FSHF-së ai ka plotësuar numrin katër të kartonëve. Në këto kushte francezi do të jetë mungesë për takimin që do të luhet për llogari të javës së 16-të. Veç Dembelesë, për kartonin e katërt në sfidën pasardhëse, atë me Teutën, rrezikojnë Mici, Gjumsi dhe Kola.

Problemi tjetër që shqetëson Gugash Maganin janë tre lojtarët e lënduar në derbi. Bëhet fjalë për Walid Jarmouni, Gjumsin dhe Metën. Për ta, vetëm sot do të ketë një vendim përfundimtar nëse do të luajnë apo jo në takimin ndaj korçarëve.

Të tre janë titullarë të Tiranës dhe humbja qoftë e njërit do të shqetësojë jo pak trajnerin e bardhebluve, i cili vetëm në sfidën me Partizanin, pa një skuadër të plotë dhe pa të dëmtuar.

Related posts

Bintsuka

Lë në “baltë” Partizanin, futbollisti refuzon të rinovojë kontratën

Dinamo

Dinamo pret milionat pas Europës, dy lojtarët më të mirë drejt shitjes (EMRAT)

Komisioni

Grushti ndaj Osmanit dhe sherri me tifozët e Vllaznisë, Ilir Daja dhe Ardian Bardhi e pësojnë keq nga Komisioni i Disiplinës

1 comment

dy titullarët drejt largimit,konfirmimi vjen nga Agim Ibrahimi 10/12/2024 - 19:20
[…] LEXO MË SHUMË:Derbi lë me pasoja Tiranën, tre dëmtime dhe një i pezulluar për sfidën ndaj Skënderbeut […]

Comments are closed

Add Comment