Derbi i parë i sezonit, Partizani-Tirana do të jetë një sfidë me… pjesëmarrje! (Numri i biletave të shitura)

Në orën 19:00 të gjithë tifozët do të jenë të fokusuar te derbi i kryeqytetit që do të luhet në “Air Albania”. Një duel mjaft i luftuar që vë përballë dy ekipet kryeqytetase. Partizani dhe Tirana do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 6-të, ndeshje kjo e prapambetur, teksa në fushë hyjnë vetëm për fitoren e lavdishme.

Derbi është sfida më e luftuar dhe emocionuese, ku spektakli është i garantuar dhe si e tillë pritet të jetë i lartë edhe interesi i tifozëve. Deri tani mësohet se 10 mijë është numri i biletave të shituar.

Deri në mbrëmje pritet që ky numër të rritet akoma më shumë, me tifozët që do të kenë mundësinë të blejnë biletat në pikat e shitjes “Selman Stërmasi” dhe  online. Kujtojmë se prej ditësh biletat kanë dalë në shitje dhe pas porte kushton 500 lekë, ndërsa 1000 lekë te tribuna përballë. Biletat në tribunat qëndrore kushtojnë 3000, 4000 dhe 5000 lekë.

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana