Derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana ka bërë bujë edhe në Itali, jo aq shumë për atë që prodhoi loja, se sa për sherrin në fund të sfidës që solli 7 kartonë të kuq nga gjyqtari Eldorjan Hamiti për protagonistët.
Kjo situatë është pasqyruar jo vetëm në portalet e mediave italiane, por ka përfunduar edhe te emisioni i njohur satirik sportiv “Mai Dire Gol”, me humoristët e “Gialappa’s Band” që nuk kanë ngurruar të tallen me atë që shihnin në skenat që dhuroi derbi në fundin e tij.
Duke filluar me “janë të gjithë tifozët nudo”, për të vazhduar me “nuk lejohen barazimet në futboll”, e më pas me mënyrën se si Hamiti tregonte kartonin e kuq për “njerëz rastësorë”, ata nuk kanë kursyer satirën e tyre të zakonshme për episodet në fundin e derbit. “Më duket se njëri ka emrin Biçikli”, thotë mes të tjerave një prej humoristëve italianë, duke iu referuar kartonit për Bytyçin, ndërsa për kartonin e kuq të Guxhufit: “Mori karton të kuq se kërkoi sistemin VAR”.
BARAZIMI PARTIZANI-TIRANA 0-0
Partizani dhe Tirana u ndanë në një barazim 1-1 në derbin e zhvilluar në “Arenën e Demave”, në një ndeshje që pati gjithçka: emocione, dramë dhe një përleshje masive mes lojtarëve pas golit të barazimit në minutën e 90′ nga Sembene. Arbitri Eldorjan Hamiti nuk ngurroi të nxirrte një mori kartonësh të kuq, duke e mbyllur këtë përballje me kaos total. Takimi nisi me një ritëm të lartë, me të dyja ekipet që kërkonin golin e avantazhit. Tirana kaloi e para në epërsi në minutën e 29-të me një gol të Ernest Muçit, i cili përfitoi nga një pasiguri në mbrojtjen e Partizanit dhe e çoi topin në rrjetë.
Pjesa e dytë ishte e luftuar, me Partizanin që u hodh në sulm për të kërkuar golin e barazimit. Kur dukej se Tirana do të dilte me tri pikët, në minutën e 90-të, Sembene përfitoi nga një krosim në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke shpërthyer festën te të kuqtë. Por festa u shndërrua menjëherë në kaos.
2 comments
Comments are closed
Add Comment